Policia greke ka sekuestruar rreth 1 ton marijuhanë dhe 29 kg kokainë, dhe ka arrestuar 11 shtetas, mes të cilëve edhe 6 shtetas shqiptarë, gjatë dy operacioneve antidrogë.
Mësohet se lënda narkotike ishte dërguar nga Shqipëria dhe kishte destinacion Greqinë. Pasi magazinohej në Greqi, lënda dërgohej në Belgjikë dhe Gjermani.
Sipas policisë, 7 prej të arrestuarve janë kombësi greke janë të moshës 45 deri në 60 vjeç. /albeu.com/