Rekord botëror, mbi 16 ton mish viçi piqet në zgarë (FOTO)

Më shumë se 16 ton mish vici është ngrënë nga pjesmarrësit në Uruguaji në një përpjekje për të thyer rekordin për “Barbecue më të madh në botë”.

Shefat e kuzhinës nga Uruguaj, përdorën më shumë se 16 ton viçi në tentativën e tyre për të thyer rekordin, i cili momentalisht mbahet në qytetin e La Pampa të Argjentinës, përcjell albeu.com.

Pamjet e habitshme nga vendi i Amerikës së Jugut tregojnë se kuzhinierët përgatisin sasi të mëdha të mishit, ndërsa tymi ka mbushur ajrin.

Dhe gati tetë ton sallatë u shoqëruan bashkë me mishin për të pranishmit. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu