Rënie drastike e numrit të rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.188 teste, ndërsa janë regjistruar 85 raste të reja me coronavirus.

Sipas qyteteve: Shkup-32, Kumanovë-9, Dibër-3, Shtip-9, Prilep-1, Tetovë-1, Veles-2, Manastir-4, Kavadar-6, Gostivar-7, Strumicë-1, Koçan-1, Demir Hisar-1, Vinic-1, Kërçovë-7.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 45 pacientë të shëruar nga: Shkupi-1, Tetovë-13, Veles-2, Manastir-3, Demir Hisar-2, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-13, Kërçovë-7.

Katër persona humbën jetën nga coronavirusi, dy pacientë nga Shkupi (72 dhe 84), një pacient nga Dibra (62) dhe një paciente nga Shtipi (66). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 11.839 persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu