Riker porosi VMRO-së: Iku koha e lojërave politike, duhet të përmbushen synimet e shtetit

Ndihmës Sekretari shtetëror i SHBA-ve për Europë dhe Euroazi, Filip Riker, sot në pres konferencë pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, tha se roli i opozitës është kyç por ajo duhet të jetë konstruktive. Riker konsideron se ka ikur koha lojërave, dhe se duhet të përmbushen qëllimet e shtetit, proceset eurointegruese, njofton Zhurnal.

“Dëgjoj për teatër në Maqedoni të Veriut, ajo që qytetarët e duan është përparimi dhe kjo duhet të zgjidhet, dhe jo të pengohet nga opozita. SHBA qëndrojnë pas Maqedonisë së Veriut, dëshirojnë të bashkëpunojnë me të gjitha partitë, por për të bërë këtë siç thotë presidenti Trump, duhet të jemi të mençur dhe ligji për PSP-në duhet të avansojë dhe duhet të miratohet që të hapë negociatat anëtarësuese”, tha Riker në konferencë për shtyp.

Riker qëndron për vizitë dy ditore në vend. Bisedimet me përfaqësues të Qeverisë dhe të opozitës, i filloi së pari me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov në MPJ.

Sipas agjendës, diplomati i lartë amerikan pas takimit me kryeministrin Zaev do të shkojë në Tetovë, ku në selinë e BDI-së do të mbajë takim me Ali Ahmetin.

Sipas paralajmërimeve nga Stejt Departmenti dhe komunikatës së MPJ-së sonë, temat qëndrore do të jenë marrdhëniet bilaterale dhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, ndërsa do të shkëmbehen dhe mendime për gjendjen në rajon. Pritet të flitet edhe për ligjin e ri për Prokurori Publike me të cilin duhet të rregullohet statusi i ardhshëm i PSP-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu