Rinia e Besës proteston para Komunës së Tetovës për qentë endacak, më pas thirren në polici (VIDEO)

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA sot në Tetovë shprehu shqetësimin dhe protestoi para komunës lidhur me problemin e qenëve endacakë. “Në mungesë të hapësirave adekuate, këta qen gjatë gjithë kohës bredhin rrugëve, kryesisht nëpër rrethrrotullimet e qytetit.

Problemi bëhet akoma më i madh gjatë kohës së dimrit, ku në shumicën e rasteve qent strehohen nëpër hyrjet e ndërtesave. Shifrat alarmante tregojnë se vetëm vitin e kaluar janë regjistruar rreth 35 raste kafshimi nga qent dhe kjo përbën një rrezik të madh për banorët e Tetovës. Vetëm brenda një viti komuna e Tetovës ka paguaj dëmshpërblim për rreth 15 raste në vlerë prej 20 000 den.”, theksuan nga Lëvizja BESA, duke kërkuar zgjidhjen e problemit përmes një qasje urgjente dhe zgjidhje afatgjate përmes ndërtimit të qendrave të strehimi për qentë endacakë.

Aktivistët e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në shenjë simbolike të protestës lidhën qenë afër komunës për t’ia kujtuar qytetarëve dhe komunës se kush është fajtor kryesor për këtë problematik dhe nëse kjo çështje nuk zgjidhet, herën tjetër jo dy qen, por do ja lidhim të gjithë qent endacak të qytetit te dera e komunës. Por pas protestës nga kjo parti kanë informuar se për shkak të kësaj forme të protestës është thirrur në polici kryetari i Forumit, Liridon Useini.

“Për Lëvizjen BESA, ende është e pa kuptimtë thirrja nga policia rreth aksionit të sotëm, ku i cili është realizuar konformë gjitha dispozitave ligjore. Policia e Tetovës, në vend që ta shoqëroi Teuta Arifin, e cila nuk merr asnjë masë kundër qenve endacak që vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve, por ata në stilin e vjetër komunist përndjekin dhe shoqërojnë, aktivistë dhe rinistë që ngrisin zërin në interes të qytetarëve!”, theksuan nga Lëvizja BESA.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu