Rivali i Erdoganit “imiton” Berisha-Metajn: Duhet ndryshim

Siç dyshja Berisha-Metaj në Shqipëri, edhe rivali i Erdoganit në Turqi, deklaron se duhet ndryshim. Një figurë pa asnjë atribut të veçantë, pa pikë talenti politik, pa asnjë arritje të madhe në jetë, Kemal Kiliçdarolu u përbetua se do fitojë në balotazh pas dy javësh.

Ju betohem që do të fitojmë në raundin e dytë. Shoqëria ka nevojë për ndryshim,” tha Kilicdaroglu.

Siç shihet pra, kjo figurë, pa asnjë lloj shkëlqimi në diçka, pretendon të mundë një prej personaliteteve të politikës së sotme botërore, me rol përcaktues në çdo zhvillim global.

Kujtojmë se përkundër çdo sondazhi, Erdogan arriti të fitojë ndaj Kiliçdarolusë por pa arritur pragun 50 përqind, gjë që çon në balotazh.

Nga ana tjetër AKP-ja, partia e Erdoganit, fitoi bindshëm si forcë e parë politike në parlament.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu