RMV e emëron Bilal Kara konsull nderi në Izmir të Turqisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka emëruar Bila Kara – Konsull Nderi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Izmir në përputhje me marrëveshjet ndërmjet dy vendeve me miratimin e Republikës së Turqisë.

Bilal Kara e filloi detyrën duke e marrë pëlqim – emerimin nga Ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Në të njëjtën kohë, Bilal KARA është Kryetar i Këshillit të Biznesit Turqi-Maqedonia e Veriut në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë Ekonomike (DEIK) që nga viti 2018.

Po ashtu, Bilal Kara mban postin e Presidentit të ATTSO (Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi) që nga viti 2022.

Ai është pronar dhe president i bordit të Sante Plus Hospital Group, duke drejtuar me sukses grupin për mbi 28 vjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu