Robin Krasniqi: Bëhuni gati për duelin e shekullit në trojet shqiptare

Boksieri nga Kosova, Robin ‘Haxhi’ Krasniqi ka bërë thirrje që të blihen biletat në numër sa më të madh për luftën e radhës që ai do ta zhvillojë më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Para dy muajve, Krasniqi njoftoi për meçin e tij ndaj Nadjib Mohammedi, të cilin e ka cilësuar si “dueli i shekullit”.

Tani, boksieri me renome botërore ka bërë thirrje për blerjen e biletave pasi synon numër sa më të madh të mbështetësve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Është vet Krasniqi, i cili thirrjen e tij e ka bërë me anë të profilit privat në Facebook.

“Robin Krasniqi vs. Nadjib Mohammedi: ky do të jetë dueli i shekullit në Trojet Shqiptare. Asnjëherë më parë në Kosovë, Shqipëri apo kudo në Trojet Shqiptare duel më të madhë nuk kemi patur, andaj siguroni biletat tuaja që tani për këtë luftë të zjarrtë që do të zhvillohet me 5 GUSHT 2023 në stadiumin Fadil Vokrri”.

“Kjo luftë 12 raundshe është e vlefshme për titullin WBC SILVER në kategorinë gjysmë të rëndë!”, ka shkruar Krasniqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu