Roma refuzon ofertën e parë për Cengiz Under

Roma ka refuzuar një ofertë prej 32 milionë euro nga Arsenali për Cengiz Under, pasi që ata e vlerësojnë lojtarin 50 milionë euro.

Sipas disa mediave, Arsenali këtë ofertë e ka dorëzuar pak para disa javëve dhe është shumë i interesuar për 21 vjeçarin, derisa skautët e tyre e kanë përcjell atë disa herë.

Ata ishin edhe në humbjen e Romës kundër Viktoria Plzen mbrëmë, ku ai shënoi edhe golin e barazimit.

Sipas Tuttomercatoweb, oferta e parë për të ka ardhur nga Gunners dhe është 32 milionë euro.

Roma e ka refuzuar direkt ofertën dhe duan 50 milionë euro për të.

Deri me tani këtë sezon, Undër ka shënuar pesë gola dhe ka pesë asiste në 19 ndeshje me Romën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu