Romero: Barcelona arrin marrëveshje me Arda Guler

Ylli i ri i Turqisë, Arda Guler, sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e Barcelonës.

Gazetari i njohur spanjoll, Gerard Romero, raporton se drejtor sportive i Barcelonës, Deco, javën e fundit ka qëndruar në Turqi dhe ka arritur marrëveshje në parim me futbollistin Arda Guler, shkruan IndeksOnline.

18-vjeçar ka një klauzolë lirimi prej 17.5 milionë euro nga klubi i Fenerbahches.

Për transferimin e Guler është e interesuar edhe skuadra e Real Madridit dhe Milanit, ndërsa PSG-ja ka hequr dorë për shërbimet e talentit turk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu