Dilema që do t’i ndjekë tifozët e futbollit historikisht do të jetë: kush është më i miri në botë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?
Megjithatë, janë statistikat ato që flasin në fund dhe sa i përket vitit 2018, kemi një fitues të pastër.
Ylli i Argjentinës, Lionel Messi ka bërë më mirë se portugezi gjatë vitit kalendarik që sapo u mbyll dhe kjo vërtetohet mjaft lehtë.
Ndeshjet me klubet:
Ronaldo: 46 paraqitje, 43 gola, 12 asiste
Messi: 49 paraqitje, 47 gola, 23 asiste
Me kombëtaret:
Ronaldo: 7 paraqitje, 6 gola, 1 asist
Messi: 5 paraqitje, 4 gola, 3 asiste
GJITHSEJ:
Ronaldo: 53 paraqitje, 49 gola, 13 asiste
Messi: 54 paraqitje, 51 gola, 26 asiste
Pra, fituesi i padiskutueshëm për vitin 2018 është argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi.










