Ronaldo gati për Napolin

Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit, që do të përballet me Napolin, në kuadër të Serisë A, të dielën. Trajneri Massimiliano Allegri ka bërë të ditur se ai e ka kaluar lëndimin e kyçit të këmbës, shkruan Albeu.com

Ronaldo u stërvit ndaras pjesës tjetër të skuadrës së Juventusit të mërkurën, pasi e pësoi një lëndim në ndeshjen e javës së kaluar, kundër Bolognas. Mirëpo, ai u stërvit normalisht të enjten dhe të premten.

Për shkak që Juventusi është 13 pikë para Napolit, rivalit të tyre më të afërt për titullin e Serisë A, mediet italiane sugjeronin se portugezi mund të pushojë në ndeshjen e së dielës, për shkak të përballjes me Atletico Madridit, pas dhjetë ditësh.

“Ronaldo ushtroi me ekipin dhe do të luajë nesër. Sami Khedira ka nevojë për teste. Po shpresojmë se Douglas Costa do të kthehet kundër Atletico Madridit, ndërsa Juan Cuadrado është ende larg rikuperimit”, ka thënë Allegri.

Juventusi pësoi disfatë me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë kundër Atletico Madridit, në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Skuadra e Allegrit do të tentojë ta përmbysë rezultatin në ndeshjen kthyese, në Allianz. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu