Ronaldo hap në Paris hotelin me emrin “CR7”

Cristiano Ronaldo ka lajmëruar se do të hap hotelin e tij të gjashtë “CR7”, zinxhirin e hoteleve në Paris më 2021.

Për momentin portugezi ka dy hotele të hapura “CR7”: një në Lisbonë dhe një në Funchal, vendlindjen e tij dhe kryeqytetin e ishullit Madeira.

Të dy hotelet portugezi, të cilët i hapi më 2016, pritet që ti bashkohen edhe tri të tjera më 2020: Madrid, Neë York dhe Marrakech.

Tani perandoria e ylli të Juventusit pritet që ti shtohet edhe hoteli me 210 dhoma në Paris, që do të këtë lokacionin “Left Bank” të anës jugore të qytetit pranë lumit Sena.

Ashtu sikurse pesë hotelet e tjera, objekti 60 milionë euro do të jetë një investim 50 më 50 në mes të Ronaldos dhe grupit të hoteleve portugeze, Pestana.

“Ishte e pritshme që brendi Pestana dhe CR7 do të lëviz në Paris, një ndër qytetet më të vizituara në botë”, tha Ronaldo në një deklaratë për shtyp.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu