Ronaldo i propozon martesë Georginas, e pabesueshme sa kushton unaza

Edhe pse kanë kohë që bashkëjetojnë, madje kanë edhe një vajzë të vogël së bashku, Christiano Ronaldo mësohet se i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Xhorxhina Rodriguezit.

Të paktën kështu raporton gazeta portugeze “Correio da Manha”.

Mësohet gjithashtu se bukuroshja ka thënë pa hezitim “po” dhe tani tani çifti ka nisur edhe përgatitjet e dasmës që nuk dihet në çfarë date do mbahet saktësisht.

Gjithçka ka nisur të bëhet serioze gjatë Kupës së Botës, ku Rodriguez ka treguar një unazë mahnitëse me diamant, me vlerë 615.000 dollarë të cilën ia kishte dhuruar Ronaldo.

Tani çifti mund të quhet zyrtarisht i fejuar dhe shumë shpejt mund të kemi dasmën mes Ronaldos dhe Georginas. /Lajme.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu