Roth: BE-ja duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë

epa05210639 German government's Minister of State for European Affairs Michael Roth at the start of foreign affairs council in Brussels, Belgium, 14 March 2016. The Council will discuss Iran, in particular the areas of re-engagement and the bilateral agenda. It will address the Middle East peace process and will also examine the latest developments in Libya and relations with Russia. EPA/LAURENT DUBRULE

Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi dy vendet kanë kryer detyrat e kërkuara dhe meritojnë të shpërblehen, deklaroi ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, për gazetën gjermane ”Welt am Sonntag”.

”Refuzimi do të rrezikonte seriozisht besueshmërinë e BE-së, paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po të krijojmë një vakuum politik, atë do ta mbushin pa shumë ceremoni aktorë si Rusia, Kina, Turqia apo Lindja e Mesme”, theksoi ai. ”Partnerët tanë nuk duhet të shkelin fjalën e dhënë”.

“Më 15 tetor ne duhet t’i hapim dritën jeshile negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dy vendet kanë përmbushur detyrat dhe kjo duhet shpërblyer. Kemi marrë zotimet tona dhe tani duhet t’i mbajmë”, theksoi Roth, transmeton ATSH.

Edhe para pak ditësh, Michael Roth tha në një intervistë për DW se ”shpresoj që më 15 tetor në Bruksel do të kemi sukses së bashku në dhënien e dritës jeshile për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë”.


1 Koment

  1. Vielen Dank Herr Roth
    Leider wir wollen keine BE
    Wir sind Froh das Mazedonien ist nicht in BE
    Wir hoffen das nie wird Mazedonien in BE
    Ist noch schlimmer geworden ab wan existiert BE schauen Sie mal Italien.deutschlan und und und wieviel Armut gibt
    Gibt noch viele negativen Punkte das BE ist überhaupt nicht gut für Mazedonien

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu