Rrëshqitja e dheut pengon komunikacionin në rrugën Resnjë-Manastir-Prilep

Rruga magjistrale A-3, Resnjë Manastir- Prilep, në afërsi të Manastirit, për shkak të rrëshqitjes së dheut është e mbylur për komunikacion. Komunikacioni rikahëzohet nëpër Manastir, njoftojnë nga LAMM.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa.
Rrethrrotullimi Shkupi është lëshuar për qakullim në dy korsitë, por ka pjesë të rrugës të cilat janë të dëmtuara, ku janë vendosur shenja të komunikacionit për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht të ketë kujdes nëpër grykat ku ekziston mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu