Rreth 1,7 milion njerëz morën pjesë në tubimin e fushatës së Erdoganit në Stamboll, këto janë fjalët që ua tha ai të pranishmëve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka mbajtur atë që po konsiderohet si tubimi më i madh i fushatës së tij deri më tani në Stamboll të dielën me një turmë historike prej 1.7 milion njerëz përpara zgjedhjeve të 14 majit, duke nënvizuar “arritjet e shumta” gjatë qeverisjes së Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (Partia AK).

Stambolli është Turqia”, theksoi ai, duke falënderuar njerëzit e Stambollit për vazhdimin e mbështetjes së tyre për të. “Ne do të krijojmë shekullin e Turqisë së bashku me ju”.

“Nëse Stambolli thotë ‘po’ kjo do të përfundojë”, citohet të ketë thënë Erdogan, duke u bërë thirrje njerëzve që të votojnë për të në zgjedhje.

Zgjedhjet e 14 majit nuk janë çështje e këtij kandidati ose kësaj partie, është një çështje e ruajtjes së arritjeve të Turqisë, ka thënë më tej Erdogan.

Presidenti turk ndau një video të projekteve dhe vepra që partia ka realizuar, ndërsa ndau një tjetër që përmendi qëllimet e ardhshme të presidentit.

Erdogan, i detyruar kohët e fundit të marrë një pushim për shkak të gjendjes shëndetësore, është rikthyer në fushatë që nga java e kaluar.

Stambolli është i rëndësishëm për Erdoganin, pasi ai filloi karrierën e tij politike në qytet, duke filluar si kryetar në fillim të viteve 1990 para se të bëhej kryeministër dhe president.

Në vitin 2019, megjithatë, partia e tij humbi kundër opozitës në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara, duke i dhënë fund sundimit 25-vjeçar të Erdoganit dhe paraardhësve të tij në dy qytetet kryesore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu