Rriten shitjet e Audi për 2.9 për qind gjatë gushtit

Audi ka rritur shitjet globale për 2.9 për qind gjatë gushtit nga kërkesat e mëdha në tregun kinez për veturat luksoze të saj, përfshirë modelet Audi A3 dhe Q3.
Audi që është në pronësi të Volkswagen, me një deklaratë ka treguar se shitjet e tij janë rritur deri në 132,350 njësi të shitura gjatë muajit të kaluar, nga 128,647 sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa për tetë muaj shitjet janë rritur për 4.9 për qind, apo 1.23 milion vetura të shitura.

Shitjet në Kinë janë rritur për 8.8 për qind, apo 49,154 vetura të shitura.

Prodhuesi rival gjerman i veturave luksoze BMW më herët kanë treguar se shitjet e veturave të tyre janë rritur për 5 për qind apo 142,554 vetura, ndërsa në tetë muaj ata kanë shitur 1.28 milion vetura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu