Kompania Volkswagen ka njoftuar se është duke punuar në modelin e ri, që do të jetë shumë më luksoz, më praktik si dhe shpenzues më i vogël.
Prioritet i prodhuesit gjerman është thënë se do të jetë komoditeti i udhëtarëve, si dhe ndotja sa më e vogël e ambientit, transmeton Telegrafi.
Së fundi kanë rrjedhur edhe fotografitë, që e tregojnë se si do të duket ky Golf 8. Në bazë të imazheve, shihet se është një veturë më e lartë dhe më e gjerë, por që nuk ka dalë aspak nga tiparet dalluese të paraardhëseve të saj. Megjithatë, nuk thuhet asgjë për fuqinë apo shpejtësinë që do të ketë.