Rrustem Mustafa i PDK-së paralajmëron koalicionin e madh: T’i ulim gjakrat, ta bëjnë bashkimin

Ish-komandanti i UÇK-së dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa – i njohur si Komandant “Remi”, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmë në emisionin “Debat Plus”, ku ka paralajmëruar një bashkëpunim të mundshëm politik mes dy taborëve më të mëdha në vend.

Mustafa bëri thirrje për uljen e tensioneve politike dhe arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe PDK-së.

“T’i ulim gjakrat, ta bëjmë bashkimin. Ka me ndodhë koalicioni i madh LVV dhe PDK,” u shpreh ai gjatë emisionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu