Ruskoska: Kamçev nuk do të ndiqet për dhënie ryshfeti

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion nuk ka regjistrime nga masat e posaçme hetuese në rastin “Reket”, deklaroi prokurorja Villma Ruskoska për radion “Kanall 77”. Por, konfirmoi se në këtë rast ka audio dhe video materiale të regjistruara në mënyrë të paligjshme, që Prokuroria do t’i trajtojë si prova.

Kemi regjistrime, audio dhe vizuale, nga shtëpia e dëshmitarit. Komisioni i Venecias është prononcuar se kur bëhet fjalë për interesin publik, unë dhe prokurori publik në këtë rast konsiderojmë se me të vërtetë bëhet fjalë për interes publik dhe regjistrime që të them janë marrë në mënyrë të paligjshme, mund të përdoren si provë në procedurën. Dhe kjo nuk do të jetë hera e parë”. – ka thënë Villma Ruskoska – prokurore publike në PTHP për NKOK

Fakti që dëshmitari i shantazhuar është i dyshuar në rastin “Perandoria”, sipas Ruskoskës nuk do të thotë se do të dështojë rasti në të cilin mes tjerëve janë të dyshuar Orce Kamçevi dhe Sasho Mijallkovi. Prokurorja thotë se propozim-ligji i Qeverisë për “shkrirjen” e PSP-së në Prokurorinë e krimit të organizuar, do të thotë se të gjitha lëndët do të vazhdojnë. Pavarësisht nga fakti që Gjykata Supreme e shpalli PSP-në jokompetente për të gjitha lëndët për të cilat nuk kishte aktakuzë deri më 30 qershor të vitit 2017, siç është për shembull “Perandoria” ose “Talir”, për financimin dhe ndërtesën e re të VMRO-DPMNE-së.

Pasi që Gjykata Supreme e miratoi atë mendim fatkeq, konsideroj se edhe nëse mbetet ashtu, tani Prokuroria e re mund të fillojë nga e para. T’i grumbullojë provat dhe absolutisht nuk konsideroj se cilado prej lëndëve, nëse ka prova të mjaftueshme dhe nëse nuk vjetërsohet, nuk do të dështojë”.- është shprehur Villma Ruskoska – prokurore publike në PTHP për NKOK

Ruskoska në paraqitjen publike praktikisht i demantoi edhe deklaratat e liderit të opozitës së Katica Janeva se ka ndalesë për të braktisur shtetin, duke deklaruar se kundër saj nuk ka as kufizime të tilla, e as masa të posaçme. Shtoi se pret që ekspertiza e telefonit të prokurores speciale të përfundojë të hënën dhe se ende nuk është gjetur telefoni i dytë i Janevës.

U pyet edhe për akuzat se funksionarë të LSDM-së me pseudonimin Kiki dhe Friki kanë qenë pjesë e grupit të shantazhuesve.

Unë si prokuror ende nuk kam siguruar dëshmi për bashkëpunim mes nëntokës, bashkësisë afariste dhe politikës. Kështu që, unë me të vërtetë nuk e di nëse ka bashkëpunim, më saktësisht ende nuk kam dëshmi për këtë”.- ka deklaruar Villma Ruskoska – prokurore publike në PTHP për NKOK

Rasti “Reket” megjithatë nuk pushon së trondituri opinionin me detaje të shumta jozyrtare për përzierjen e grupeve dhe individëve. Një pjesë e medieve, e më pas edhe VMRO-DPMNE-ja dolën me pohimin se makina luksoze të biznesmenëve të përfshirë në raste të PSP-së kanë përfunduar te partnerë të afërt të biznesit të të dyshuarit Zoran Kiçeec, por edhe te kushëriri i kryeministrit Zoran Zaev, Trajçe Zaev. Për vetëm disa orë më vonë, kompania “Orka Holding” e Orce Kamçevit demantoi se automobilat “Bentli” dhe “Mercedes” u janë shitur familjes Zaev, por biznesmenëve të tjerë. Çfarë ka ndodhur më pas me to, kompania shprehet se nuk është objekt i interesit të saj. Demant dërgoi edhe biznesmeni Vlladimir Stajiq, i cili gjithashtu ishte përmendur nga disa media, se te ai kanë përfunduar një pjesë e makinave luksoze të disa biznesmenëve. Në një deklaratë publike, ai shprehet se edhe vetë ka qenë viktimë e zhvatjes dhe se është i gatshëm të dëshmojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu