Media italiane “La Verita”, gjatë ditës së djeshme publikuan një video ku shihet Bojan Jovanovski i njohur si ‘Boki 13’ dhe Zoran Milevski në shtëpinë e Orce Kamçev.
Në videon e publikuar shihen shumë para në euro por edhe dalja e ‘Boki 13’ dhe Zoran Milevskit nga shtëpia e Orce Kamçevit. Që të dy dalin në video dalin me çantë në dorë, ndërsa vetëm çantat e tyre ‘Louis Vuitton‘ kushtojnë 3.464 euro me çmim të dorës së dytë.
Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski janë të dyshuarit kryesorë në rastin “Haraçi” ndërsa edhe emri i kryeprokurores Katica Janeva është përmendur.
Në kronikën e përgatitur nga “La Verita” dëgjohet edhe një pjesë e bisedës së Kamçevit me Boki 13, në të cilën ky i fundit i thotë se më së voni deri të martën do të lirohet nga paraburgimi.











