Sa do të rriten pagat dhe pensionet sipas kategorive

Burime nga Ministria e Financave, bëjnë të ditur se jo të gjithë punonjësit e administratës do të kenë masë të njëjtë rritjeje. Kështu rritja e pagave do të ketë variacion nga 5 -­10 %, kjo e ndarë sipas sektorëve dhe kategorive të ndryshme, shkruan Shekulli. Por masa e kësaj rritjeje do të përcaktohet me vendim të vecantë të qeverisë. Kështu sipas përllogaritjes së specialitëve të Financave, pagat e larta të administratës shtetërore nuk do të rriten me 10 %, por në një masë më të vogël, ndërsa me 10 % do të rriten rrogat e ulëta.

Në ligjin e buxhetit të shtetit të miratuar për vitin 2016 janë parashikuar 81 147 punonjës, rreth 7 403 më pak se në vitin 2015. Institucionet buxhetore janë ministritë, drejtoritë në vartësi të drejtpërdrejtë apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen nga Buxheti i Shtetit. Nëse do të miratohet ky variant i paraqitur, parashikohet se fondi për rriten e pagave do të jetë 10 miliardë lekë, ndërsa për pensionet afro 3.4 miliardë lekë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu