Saiti: Të prekurve nga vërshimet, paratë e Kryqit të Kuq do t’u ndahen në llogari bankare

“Paratë që deri më tani janë mbledhur në Kryqin e Kuq, (650 euro në dy llogari), qëndrojnë anash dhe askush nuk guxon t’i prekë pa vendim të bordit ekzekutues dhe pa kritere për ndarje”, informon sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

“Për të filluar që t’i harxhojmë paratë, patjetër duhet të kemi instrument me të cilin do ta konfirmojmë nevojën e njerëzve këto ditë po zbatohet vlerësim dhe ekspertizë, më pas Zyra për Ekspertiza Gjyqësore, do të bëjë vlerësim të dëmit, të cilën do ta krahasojmë me vlerësimet tona në terren. Atëherë ne do të dimë se kujt duhet t’i ndahen mjete. Paratë do të ndahen në llogari bankare në çdo shfrytëzues”, thotë Saiti në deklaratën e dërguar për media në lidhje me ndarjen e ndihmave për të prekurit nga vërshimet e 6 gushtit në rajonin e Shkupit.

Për mëdyshjet rreth mjeteve që arrijnë nga shtetet e huaja, Saiti informon se deri më tani ka marrë 5 mijë euro nga Kryqi i Kuq i Bullgarisë, 7 mijë euro nga i Sllovenisë dhe sot duhet të merr 10 mijë euro nga i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Saiti thotë, se 500 mijë eurot ndihma të paralajmëruara nga Austria, do të duhet të jenë në formë të projektit të përbashkët të Kryqit të Kuq të Austrisë dhe Maqedonisë. Austriakët do të vendosin se si do të harxhohen paratë e tyre ndërkaq organizimi i Maqedonisë do të jetë vetëm në nivel logjistik në vend.

“Gjithashtu, Kryqi i Kuq i Maqedonisë, në këso situata, bën apel për mbledhjen e mjeteve në “fondet urgjente për përgjigje”, të cilat mund të arrijnë maksimum deri më 300 mijë franga. Ajo është bërë dje, dhe presim që sot të na i miratojmë. Me ato para, do të blejmë ushqime plotësuese, mjete higjienike dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme, sipas vlerësimit që është bërë ne terren. Mjetet të cilat paraqiten se dërgohen si ndihmë nga jashtë, shkojnë në atë fond në Gjenevë dhe atje i marrim ato para. Ato janë mekanizma evropiane te cilat janë të qarta dhe transparente dhe nuk mundet askënd ta gënjeni”, sqaron Saiti, transmeton InfoShqip.com.

Ai thotë se Kryqi i Kuq gjithmonë ka punuar në mënyrë transparente, korrekte dhe me ekspertizë në publik.

“Këtë herë na vendosën në makinë pa nevojë. Kjo ndodhë në kushte kur në shtet kemi shoqëri plotësisht të politizuar dhe me interesa të ndryshme. Ne nuk jemi as joqeveritar, as proqeveritar e as opozitë, por jemi Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë”, thotë ai, njofton portalb.

Ai i hedhë poshtë akuzat se ka ekzistuar ndarje selektive e ndihmave. Ai thekson se vullnetarët e tyre nuk janë të vetmit që kanë dërguar ndihma. Përveç familjarëve dhe miqve, ndihmë kanë dërguar edhe aktivistët partiak dhe atë nuk duhet t’i atribuohet Kryqit të Kuq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu