Salah flet për Lovren: Më duhet ta trajtoj si bebe, madje e mbaj dhe me çokollata

Mohamed Salah dhe Dejan Lovren janë shokë të ngushtë dhe kalojnë shumë kohë jashtë fushës së lojës. Në një intervistë për mediat angleze, sulmuesi egjiptian thotë se i duhet shpeshherë që ta qetësojë kroatin sepse është gjaknxehtë.

“Më duhet ta trajtoj si bebe ndonjëherë dhe t’i mësoj se si të qëndrojë i qetë. Bëhu i urtë Dejan, gjithçka po shkon mirë. Madje ndonjëherë më duhet t’i jap edhe çokollatë që të jetë i qetë dhe të mos ketë nerva. Por jemi miq të mirë dhe shoqëria me të më pëlqen”, ka thënë Salah.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu