Samiti i BE-së mbetet “treni i fundit” për Shkupin

Edhe pse Franca po i thotë jo Shkupit dhe Tiranës për fillimin e bisedimeve me BE-në, burime diplomatike në Berlin kanë thënë se ky nuk është fundi i rrëfimit për zgjerimin dhe se agjenda vazhdon.

Burime diplomatike gjermane për agjencinë e lajmeve DPA thonë se në Samitin e liderëve të BE-së sot (17.10) do të ketë edhe një tentim për t’ia ndërruar mendjen presidentit francez, Emanuel Makron për të dhënë pëlqimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, transmeton Deutsche Welle.

Këtë në konferencën e përbashkët në Tuluz e paralajmëroi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, që ishte përkrah Makronit. “Gjermania dhe Franca duan që deri të enjten të mendojnë që të gjejnë pozicion të përbashkët para Samitit të BE-së”, theksoi Merkel, e cila sot ka një fjalim në Bundestag, një praktik që ndodhë çdoherë para Samitit të BE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu