Se futbolli është një sport i bukur, e tregon edhe mesazhi i Interit drejt Messit pas lëndimit (VIDEO)

Barcelona fitoi ndaj Sevillas me rezultat 4-2 dhe kështu mori lidershipin në La Liga, por humbi liderin e tyre, Lionel Messi.

Argjentinasi lëndoi dorën gjatë një dueli me lojtarin kundërshtar dhe kështu do të jetë jashtë fushave të blerta për tri javë.

Me këtë rast Messi do të mungojë në dy ndeshjet ndaj Interit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ishte Barça e cila pak minuta pasi përfundoi ndeshja ndaj Sevillas doli me njoftim zyrtar në faqen e tyre, ku njoftoi tifozët me detajet e lëndimit.

Por, ajo që befasoi të gjithë ishte përgjigjja e faqes së Interit në Twitter në versionin spanjoll:

“Na vjen keq për lëndimin se nuk mund të përballemi me ju në ditët e ardhshme. Është gjithmonë nder të luash ndaj më të mirëve”.

Vlen të theksohet se edhe te Interi do të ketë mungesa, me shumë mundësi Radja Nainggolan nuk do të luajë të mërkurën në Camp Nou.

Favorit në ndeshjen e parë është Barça, por forma e mirë e skuadrës zikaltër mund të befasojë vendasit. /Telegrafi/

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu