Sela: Bashkimi Demokratik duhet të shkojë në opozitë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, deklaroi se, do të ishte e shëndoshë për gjithë shoqërinë në vend që BDI-ja të shkojë në opozitë pas 18 viteve qeverisje. Gjatë një deklarate, Sela tha se, mbetja e Bashkimit Demokratik në opozitë do të sillte lirinë te shqiptarët.

“Do të ishte e shëndoshë në përgjithësi për shoqërinë dhe shtetin, që një subjekt politik që prej 18 vitesh qeverisë, tanimë të shkojë në opozitë. Aq më tepër që ka një legalitet të vjedhur sepse legjitim nuk janë aspak dhe ata do të duhet të shkojnë në opozitë në mënyrë që qytetarët shqiptarë ta fitojnë lirine”, tha Sela për gazetën LAJM.

I pyetur nëse do të takohet me kreun e BDI-së Ali Ahmetin, Sela dha këtë përgjigje: “Ne obligimet ndaj njëri-tjetrit i kemi firmosur në Deklaratën e Përbashkët të partive politike parlamentare shqiptare. Unë nënshkrimit tim nuk i iki kurrë”, u shpreh Sela.

Ai tha se, akoma nuk kanë nisur bisedimet për formimin e qeverisë së re pasi ende nuk dihet mandatari.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu