Sela: Duhet qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, nëse BE-ja sjell vendim negativ

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka deklaruar se nëse BE-ja nuk jep datë për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut, duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme.

Në një intervistë për TV21, Sela tha se nëse BE-ja sjell vendim negativ, atëherë duhet të formohet qeveri teknike, sipas Marrëveshjes së Përzhinës dhe në pranverë të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Në këtë intervistë ai i bëri ftesë ish-kandidatit për president Blerim Reka, që t’i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët, pasi siç tha, ka çfarë për të dhënë në sferën politike.

Ndryshe, qëndrim të njëjtë ka shprehur edhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami. Ai po ashtu tha se nëse BE sjell vendim negativ, duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu