Sela nuk përjashton koalicionim me VMRO-në, nëse pranojnë programin e partisë së tyre

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela tha se nuk është kundër idesë që një shqiptar të jetë kryeministër, ashtu siç nuk janë kundër që ai të jetë nga një bashkësi tjetër etnike.

“Gjëja më e rëndësishme është që ai kryeministër të jetë me cilësi të mirë dhe pa përkatësi etnike”, tha Ziadin Sela, në një intervistë për REL.

Ai është i bindur se koalicioni i tij do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se është koha për demokraci dhe ndryshime.

Kreu i opozitës shqiptare nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni pas zgjedhjeve me LSDM-në ose me OBRM-PDUKM-në, por vetëm nëse pranojnë programin e Koalicionit të Aleancës dhe Alternativës./REL


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu