Sela nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga Kasami dhe Zendeli (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Fadil Zendeli nga fraksioni brenda RDK-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sela këtë ftesë e quajti si ultimatum dhe njoftoi se për këtë ftesë më herët duhejt të merreshin vesht të gjithë eksponentët e pastaj gjërat të bëheshin publike.

Kryetari i LR-PDSH-së foli edhe pranimin e ftesës nga Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politik ku kryetarë është Shpëtim Pollozhani dhe tha se nuk është kundër bashkërendimit të partive politike opozitare por është kundër ultimatumeve./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu