Sela: Orientimi perëndimor i shqiptarëve u vulos në Kongresin e Manastirit

Kryetari i LR-PDSH-së, dhe njëherësh edhe kryetar i Komunës së Strugës, Ziadin Sela përmes një postimi në Facebook ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e ditës së alfabetit të gjuhës shqipe.

Ai thotë se pikërisht në këtë ditë u përcaktua edhe rrugëtimi perëndimor i shqiptarëve.

Më poshtë, postimin e plotë të kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela:

ORIENTIMI PERËNDIMOR I SHQIPTARËVE U VULOS NË KONGRESIN E MANASTIRIT
“Të nderuar bashkëkombas,kudo që ndodheni, 22 Nëntori shënon ngjarjen më të rëndesishme të qeniës sonë kulturore, ate të përcaktimit të kombit tonë në rrugën e përbashkët drejt qytetërimit perëndimor.

Në këtë datë të vitit 1908,atdhetaret shqiptarë,intelektualët e mirëfilltë, të vetëdishem se gjuha shqipe të ardhmen e sigurtë mund ta ketë vetëm me një alfabet me bazë latine,siç ishte edhe ai i Stambollit,i përpiluar nga Sami Frasheri, në Kongresin e Manastirit vendosën që Gjuha shqipe,deri atehere e shkruar me alfabete të ndryshme, të ketë alfabetin e vet,me bazë latine,qe doli si rezultat i një pune të palodheshme të këtij Kongresi,që u mbajt në Manastirin e asaj kohe me shumicë shqiptare.

Ky vendim historik me orientim perendimor,si rezultat edhe i synimeve te rilindësve, i tha JO perfundimisht shkrimit arabo-turk dhe synimeve të perkrahesve të këtij orientimi, që çonte drejt asimilimit të shqiptareve.

Të nderuar shqiptarë,edhe sot,kur po e shënojme këtë Festë të njesimit të ABC-së sonë që solli edhe njesimin e Gjuhës letrare,për fat te keq,ka zëra që e synojne ndarjen e sërishme të Gjuhës sonë ,e cila gjatë historisë u nda e u përça vazhdimisht nga sunduesit e huaj.

Idetë e këtilla përçarëse edhe të gjuhës së njesuar letrare,për ne janë të papranueshme dhe të huaja, janë në kundërshtim me frymën e rilindësve që synonin një alfabet,një gjuhë dhe një komb.

Nostalgjiket për të kaluarën,qoftë për ate më të largëten apo ate më të afërten dhe ata që mendojnë se mund të formojnë dy gjuhe letrare dhe dy kombe,u themi haptazi se janë në rrugë të gabuar dhe kundër interesave të kombit tonë aq te përvuajtur gjatë historisë.

Në emër të ALEANCES PËR SHQIPTARET, gëzuar dhe urime përr këtë Feste të shenjtë të Kombit!” /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu