Sela: Vota për BDI-në do jetë votë e djegur (VIDEO)

Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela theksoi se asnjë votë që shkon për partitë e vogla shqiptare nuk digjet, por sipas tij, do të digjen votat që shkojnë për BDI. Sela tha se kjo do të ndodhë sepse pikërisht BDI dogji 153 mijë votat e shqiptarëve që i mori në zgjedhjet e 2014.

“Qëllimi ynë kryesorë për Aleancën, a e dini cili është? T’i bashkojmë shqiptarët! Ju do të na jepni të drejtën më 11 dhjetorë, duke na dhënë një votë më tepër, që ne publikisht t’i ftojmë të gjitha partit shqiptare që do të jenë në parlament që të vijnë e të ulen në tryezë bisedimesh me ne dhe jo të shkojnë të bëjnë bisedime të fshehta me VMRO-në e Gruevskit e LSDM-në e Zaevit”, tha Sela.

Ai premtoi reforma urgjente në sferën e arsimit, depolitizim të universiteteve dhe shkarkimin e rektorëve që janë pjesë e partive politike. Kryetari i Unitetit, Gëzim Ostreni kritikoi BDI-në sepse administratorët që rrijnë në shtëpi i ka shëndërruar në parazit, ndërsa punësimet janë realizuar me mitmarrje.

“E krijuan Sekretariatin për marrëveshjen e Ohrit dhe ai resor i shndërrua në mitmarrës. Ka të dhëna që prej 1 mijë deri në 5 mijë euro është shitur një vend pune. Ai sekretariat është krijuar për mito, korrupsion, ndërsa për maqedonasit është bërë një shkas ku do të futen problemet e shqiptare dhe asnjëherë nuk do të zgjidhen”, u shpreh Ostreni.

Pas tubimeve mbrëmë në Zhelinë dhe Saraj, karvani i Aleancës për shqiptarët sonte do të mbaj tubimin qendror në Kërçovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu