Selmani: Kjo është rëndësia e vizitës së sekretarit amerikan Pompeo

Ish-politikani i njohur Imer Selmani ka vlerësuar rëndësinë e vizitës së sekretarit amerikan të shtetit Majk Pompeo nesër në Maqedoninë e Veriut. Ai për “24 analiza” theksoi se me vizitën e Pompeos do të ketë tre porosi kyçe për shtetin. Sipas tij, porosia e qartë me këtë vizitë është se Maqedonia e Veriut tashmë është territor i NATO-s, një vend i sigurtë në kuadër të familjes së madhe që garanton siguri dhe paqe.

Porosia e dytë, sipas Selmanit është se të gjithë ata që mendojnë të pengojnë rrugën e anëtarësimit në NATO të mos mendojnë se e arrijnë këtë, për shkak se bëhet fjalë për çështje të përfunduar. Dhe porosia e tretë sipas tij, ka të bëjë me elitat politike, të cilave do ti jepet mesazhi se me shtetin nuk guxojnë të eksperimentojnë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu