Sëmundja e Hillary Clinton ka filluar t’i shqetësojë demokratët

Dje gjatë ceremonisë përkujtimore të sulmeve që ndodhën 15 vite më parë drejt Kullave Binjake në New York, kandidatja demokrate për president të SHBA’së, Hillary Clinton nuk u ndje mirë. Ajo ishte e detyruar të largohej nga ceremonia, ku më pas u dërgua edhe në spital.
Mjekët për mediat amerikanë thanë se Hillary Clinton u diagnostifikua me sëmundjen e pneumeni, shkruan Reuters, transmeton Express.

Megjithatë, gjendja e saj shëndetësore ishte mbajtur fshehtë deri më tani. Demokratët tani po ndihen të pasigurt në lidhje me shëndetin e saj, të cilët gjithashtu kanë filluar të shqetësohen edhe për fushatat e saj të cilat do t’i mbajë deri në prag të zgjedhjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu