Serbët çmenden totalisht: “Kartoni i kuq për Ronaldon ishte komplot nga shqiptarët” (FOTO)

Kartoni i kuq i Cristiano Ronaldos vijon të mbetet temë e nxehtë diskutimi.

Por nëse shumë kush mund të bisedojë nëse ishte apo jo karton i kuq, në Serbi e kanë shfrenuar fare imagjinatën.

Sipas portalit serb “Alo” kartoni i kuq i Ronaldos është e gjitha një komplot dhe një bast nga mafia e organizuar shqiptare.

“Ronaldo është viktima e keqbërësve shqiptarë”, është kryeartikulli i medias serbe “Alo”

“Në kthetrat e turmës shqiptare. Nëse vjedhja ndaj Serbisë në Botëror kaloi pa u vënë re nga FIFA, gjermani Feliks Brysh vështirë se do t’i shpëtojë pensionit tani. Por është më mirë se fati që do të kishte pësuar nëse to të refuzonte të tregonte një karton të kuq ndaj Ronaldos.” shkruhej në artikullin e “ALO”

“Ndonëse disa media shkruan se Brysh dëmtoi Serbinë pasi ishte shpërblyer nga mafia shqiptare, ai mori ato vendime pasi ekzistojnë disa pamje filmike komprometuese që janë përdorur si shantazh, për të cilën ai mund të përfundojë pas hekurave” vijonte më pas artikulli.

“Këtë herë, ato mjaftuan për t’i treguar kartonin e kuq Ronaldos, falë disa njerëzve me influencë të kriminalitetit shqiptar, të cilët kishin investuar miliona në bastet online se portugezi do të largohej para kohe nga fusha e lojës. Dhe fitimet nga ky bast ishin shumë të mëdha. Si të mos ishin, kur një nga futbollistët më të mirë të ditëve të sotme përjashtohet nga Liga e Kampioneve.

Ndoshta kjo mund të ishte bëma e fundit e gjyqtarit, i cili do të përfundojë në sitën e UEFA-s pas kartonit të kuq ndaj Ronaldos. Skandaloze është se UEFA vazhdon ti besojë ndeshjet e rëndësishme Bryzhit, i cili i gjykon në mënyrë katastrofike”, shkruan ndër të tjera “ALO”. /albeu.com/

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu