Serbët ndërtojnë edhe një mur tjetër në Mitrovicë (FOTO)

Muri që po ndërtohet në pjesën veriore të Mitrovicës nuk është i vetmi që po e bëjnë serbët kohëve të fundit. Një muri që ndan komunitetet është duke u ndërtuar edhe në qytetin e Krushevcit në Serbi, transmeton gazetametro.net. Ky muri atje është ndërtuar me qëllimin për të bllokuar pamjen e një vendbanimi rom në qytet. Lidhur me këtë kanë reaguar organizatat joqeveritare. Ato kanë paralajmëruar protestë, dhe sipas tyre muri është i gjatë 120 metra dhe i lartë dy metra, “i pari dhe i vetmi i këtij lloji në komunën e Krushevcit, i ndërtuar në atë mënyrë që e bllokon pamjen në vendbanimin e romëve në atë pjesë ku është planifikuar ndërtimi i objekteve të investitorëve të huaj”. Shoqëria civile ka paralajmëruar protesta nën sloganin “Stop racizmit – të gjithë ne jemi Romë dhe Rome!”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu