Humbja 5-1 në “El Clasico” ndaj Barcelonës, ka trazuar ambientin në klubin madrilen.
Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, kapiteni Sergio Ramos, nuk ka nguruar t’i japë një mesazh trajnerit Lopetegiu, që sipas tij duhet ta fitojë respektin. Sipas Ramosit menaxhimi i lojtarëve është më i rëndësishëm se njohuritë teknike.
“E ardhmja e Lopeteguit? Këto janë vendime që nuk i bëjmë ne, do të jemi në krah të trajnerit. Respekti fitohet, nuk imponohet, ka trajnerë me të cilët kemi fituar tituj, nganjëherë menaxhimi i lojtarëve është më i rëndësishëm se njohuritë teknike. Nuk është dita për të folu për njerëzit që do të qëndrojnë ose do të largohen. Duhet të bëni vetëkritikë”, u shpreh kapiteni.










