Serova e Shkupit në pisllëk dhe tmerr, banorët: Këtu është “beter” Hasanbegut (FOTO)

Lagja e Serovës në komunën e Çairit është pushtuar nga mbeturinat dhe pisllëku që e ka mbuluar pasi që gati dy vjet është lënë pasdore vendi ku ka qenë përpara Higjiena Komunale.

Banorët në një letër drejtuar INA kanë shkruar se komuna e Çairit është fajtore për këtë situatë dhe se ky vend që kundërmon dhe i boshatisur është më keq se Hasanbegu.

“Izet Mexhiti mos të shkoje në Hasanbeg, se këtu e kemi Hasanbegun. Afer neve eshte vendi ku ka qene perpara Komunalna Higiena, por sot komuna e Cairit e ka lan pas dore dhe aspak nuk interesohet per kete vend dhe neve qe jetojm afer saj. Ne kemi shume problem dhe mendoj se problemet jane me te medhaja sot se sa kur ka qene komunalna këtu”, thonë për INA, banorët e Serovës. Sipas tyre, kjo lagje eshte rikthu ne vend i krejt te këqijave, pislleqeve dhe tmerrit.

“Aty jan hap do gropa te medha dhe kemi frig se femijet tane mund te mbyten aty, per cdo nate sillen persona te panjohur e qe shpesh kemi pa gjylpana gjate dites qe do me than se narkomana po sillen shume me te madhe, disa vijn me vetura qendrojn me ore dhe pastaj ikin nga aty sigurisht vij per amoralitet. Ne kemi shume frikë se femijet tane po nisin naj rruge te devijume, po shpohen me gjylpana, po na infektohen nga pislleku dhe mjetet e hedhura aty, etj. Aty kur bie nje shi mbushet gjithcka me uje dhe ajo esht friga tjeter se mund te bijn femijet e vegjel e te mbyten e fundosen te cilet i kemi nonstop ne rruge”, shkruajnë banorët, duke kërkuar alarmimin e shqetësimeve të tyre.

i1

i2

i3

i4


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu