Sevilla ’’mbret’’ i Europa League, fiton trofeun e shtatë në histori, Mourinho humb finalen e parë evropiane

Sevilla është fituese e Europa League për sezonin 2022/2023.

Skuadra spanjolle në finale ka mposhtur Romën pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 1-1, ndërsa fitues nuk kishte as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Skuadra e Romës shkoi në pushim më epërsi 1-0, me golin e shënuar nga Paulo Dybala në minutën e 35-të.

Dhjetë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Sevilla arriti të barazonte rezultatin falë një autogoli të Gianluca Mancini.

Ky është trofeu i shtatë i Sevillas në Europa League, duke mos humbur asnjë finale deri më tani, pasi i ka fituar të gjitha sa herë ka mbërritur në fund.

Ndërkohë Roma pasi fitoi Conference Leaguen në vitin e kaluar, ka dështuar të fitoj Europa Leaguen për herë të dytë në histori.

Hera e fundit kur skuadra italiane ishte në finale të këtij kompeticioni, atëkohë quhej Uefa Cup, në vitin e largët 1990/91, kur u mposht nga skuadra e Interit me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga dy ndeshje.

Vlen të përmendet se kjo ishte finalja e parë e humbur nga trajneri Jose Mourinho, në garat ndërkombëtare./IndeksOnline


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu