Sfida për mbijetesë e pacientëve, Brenda Klinikës Infektive në Kosovë (VIDEO)

Kosova po shënon ditëve të fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi i ri. Një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet per disa qindra të infektuar me COVID -19.

Frymëmarrja e vështirësuar e pacientëve dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë, janë të vetmet gjëra që dëgjohen.

REL raporton se edhe nëse ndonjë pacient shërohet të tjerët zënë vendin e tyre po të njëjtën ditë, sidomos pacientët që vijnë nga spitalet e qyteteve të tjera. 69-vjeçari Haki Retkoceri ka dy javë që është shtrirë në këtë klinikë bashkë me gruan e tij, pasi rezultuan pozitivë me COVID-19.

“Unë në mëngjes isha në shtëpi, duke fjetur. Kur u zgjova më kapi fyti. Kam qene shumë në rrezik. Nuk di ndoshta organizmi i secilit dallon, siç po dëgjoj këtu, jo e preku këtu, jo këtu. Mua më kapi këtu në fyt), ma bëri varrë. Nuk mundja as ujë të pija”, thotë Retkoceri.

Ai dhe gruaja e tij tashmë janë shëruar dhe presin të shkojnë në shtëpi, por në dhomat e tjera të klinikës po luftojnë me sëmundjen, percjell REL.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu