Shaqiri: Jam i lumtur me paraqitjen time

Xherdan Shaqiri është rikthyer të jetë një lojtar shumë vendimtar për skuadrën e tij.

Lojtari me origjinë shqiptare, që mbron ngjyrat e Zvicrës shënoi një gol të rëndësishëm që i dha epërsinë e dyfishtë skuadrës së tij Liverpulit, përballë Totenhemit.

Ndërsa në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit ai është shprehur: “Harkimi ishte shumë i mirë… goli i bukur. Dua ta ndihmoj ekipin. Çfarëdo qoftë, gol, apo asist, për ekipin është gjithmonë i mirë. Erdha në verë për ta ndihmuar këtë ekip. Jam i lumtur me paraqitjen time. Duhet të vazhdoj kështu dhe të stërvit fort çdo ditë. Shpresoj se do të mund të vazhdoj kështu deri në fund”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu