Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar themeluesit e Wikileaks, Julian Assange për një nga rrjedhat më të mëdha të sekreteve qeveritare.
Britania e Madhe do të vendosë nëse do të ekstradojë Assange, për tu përballur me akuzat e Departamentit për Drejtësi të SHBA-së. Autoritetet amerikane e akuzojnë Assange për komplot me ish-analisten e zbulimit amerikan, Chelsea Manning, për të shkarkuar bazat e të dhënave kompjuterike.
Ai mund të dënohet deri në pesë vjet burg në SHBA nëse shpallet fajtor për akuzat e komplotit.
Avokatja e tij, Jennifer Robinson tha se ata do të luftojnë kundër kërkesës për ekstradim. Ajo tha se është vendosur një “precedent i rrezikshëm” ku çdo gazetar mund të përballet me akuza të SHBA–së për “botimin e informacionit të vërtetë rreth Shteteve të Bashkuara”.
Policia angleze e arrestoi themeluesin e Wikileaks-it, Julian Assange brenda ambasadës së Ekuadorit.
Policia tha se u ftuan në ambasadë nga ana e ambasadorit të Ekuadorit pasi paraprakisht qeveria e këtij vendi e tërhoqi statusin e azilit për Julian Assange.










