Sheiku Jassim e dëshiron Mbappen te Man Utd, edhe dy yje tjerë monitorohen

Manchester Unitedi mund të kërkojë të nënshkruajë një marrëveshje të jashtëzakonshme për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, në verë.

Djajtë e Kuq janë në proces të shitjes ose te Sheikh Jassim nga familja mbretërore e Katarit ose te grupi INEOS i udhëhequr nga Sir Jim Ratcliffe.

Sipas gazetës gjermane Sport Bild, sheikët e Katarit do të shpenzojnë shumë gjatë verës nëse mund ta blejnë klubin deri atëherë.

Një nga objektivat e tyre është Mbappe, i cili aktualisht luan te Paris Saint-Germain, i cili gjithashtu është në pronësi të njerëzve të Katarit.

Megjithatë, miliarderët e Katarit nuk duan të ndalen vetëm me një transferim të madh.

Sheikh Jassim dëshiron edhe dy lojtarë tjerë të kalibrit të lartë, të cilët janë bashkatdhetar të Mbappes.

Si opsion mund të shfaqen edhe mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga.

Një tjetër lojtar që Unitedi mund të përpiqet të blejë është ylli i Bayern Munichut, Kingsley Coman.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu