Një urë u shemb pas shirave të rrëmbyeshëm në qytetin turk të Termes, në rajonin e Detit të Zi.
“BBC” raporton se dy persona ranë në lumë, por fatmirësisht mbijetuan me plagë të lehta.
Në videon e publikuar nga media shihet momenti që dy personat, të cilët po kalonin në urë bien në gropën e krijuar nga rrëshqitja e dheut, ku po ashtu përfundoi edhe një makinë e parkuar.
Një prej personave arriti të dalë vetë nga lumi, ndërsa tjetri u nxor me ndihmën e ekipeve të shpëtimit.
Rajoni turk i Detit të Zi është përballur me shira të rrëmbyeshëm fundjavën e kaluar.
Video:
Samsun’da köprünün yıkılma anı kameralarda #samsun #terme #sel #köprü #yıkılma pic.twitter.com/K02W7Tf83V
— SamsunveHaber (@samsunvehaber) August 26, 2019










