Sheqerinska: Artan Grubi i ka kuptuar gënjeshtrat për federalizimin

Bartësja e listës së deputetëve në njësinë zgjedhore numër 5, nga rradhët e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, ka mbajtur një konferencë, në të cilën ka folur për programin dhe planin e LSDM-së për jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pikërisht ditëve të fundit, ranë në ujë tezat e tyre për federalizimin dhe dygjuhësinë, të cilat ishin vetëm në kokën e tyre. I demantoi partneri i tyre i dashur, Artan Grubi nga BDI-ja, i cili tha se UÇK-ja tanimë është në Kuvend dhe UÇK-ja po udhëheq në qeveri”, tha mes tjerash Sheqerinska.

Ajo gjithashtu i paralajmëroi qeveritarët të kenë kujdes, sepse kur të vijë në pushtet LSDM-ja do t’i nxjerr në shesh të gjithë kriminelët dhe të mbanë përgjegjësi para popullit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu