Sherr mes nxënësve, plagoset me thikë 15 vjeçari

Një konflikt me thika ka ndodhur mesditën e sotme tek rruga “Bardhyl” në Tiranë, ndërsa një adoleshent ka mbetur i plagosur.

Burime nga policia thanë se, rreth orë 12:35, në rrugën “Bardhyl”, ka patur një konflikt, midis disa të rinjve.

Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i plagosur me mjete prerëse shtetasi K. S., rreth 15 vjeç.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Janë shoqëruar 5 shtetas qe dyshohet te kenë dijeni lidhur me ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu