Shikoni perlën e Valon Ahmedit në Izrael, goli i tij çmend komentatorin (VIDEO)

Valon Ahmedi, i grumbulluar në disa ndeshje edhe me Kombëtaren kuqezi, aktualisht luan në kampionatin izraelit, me ekipin e Shmonas, që mban vendin e katërt në tabelën e renditjes.

Ish-lojtari i Mariborit ka shënuar dje një eurogol me një goditje dënimi. Topi ka përfunduar në trekëndëshin e majtë të portierit, i cili nuk kishte asnjë shans të shmangte këtë gol të mrekullueshëm.

Një ekzekutim perfekt, që ka elektrizuar stafin teknik të Shmonës, por edhe komentatorin e ndeshjes. Ishte goli i parë, që i hapi rrugën fitores së Shmonës në transfertën e Sakhin. / Vipsport.al/F.R

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu