Shilegov: Ende nuk ka vendim përfundimtar në lidhje me përmendoret e “Shkupi 2014” (VIDEO)

I presim raportet e shërbimeve, ngadalë krijojmë kushte që të mund të sillen vendimet përfundimtare lidhur me “Shkupin 2014”, ka thënë në intervistën javore për REL kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

“Një pjesë e përmendoreve nuk janë në ingerenca të qytetit të Shkupit dhe këtu janë të përziera Ministria e Kulturës dhe komuna Qendër. Që ta ndërtoni urën e rrotës Panoramike pa të do të kushtonte afërsisht 4.5 milionë euro. Ta pastroni shtratin e lumit Vardar nga ura dhe disa fontana që nuk funksionojnë gjatë kohë njëjtë kushton 4.5 milionë euro. Kështu që këta janë dilemat që unë si kryetar i qytetit dhe njerëzit që kam këtu, përsëris se prioritet është siguria dhe konform saj do të sjellim vendimet për qytetin”, ka thënë Shilegov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu