
Teksa opozita fajëson fenomenin e blerjes së votës në zgjedhjet në Dibër, një qytetar pretendon se ka regjistruar një rast të tillë në video.
Sipas denoncuesit, në pamjet filmike shfaqet Mexhit Çorollari, përfaqësues i komunitetit egjiptian në Dibër.
Në pamjet e para, ai duket teksa mban një listë emrash në dorë, takohet me persona të ndryshëm përpara qendrës së kulturës së Peshkopisë dhe në një plan të dytë, sipas personit që ka pamjet filmike, ai shihet duke i dhënë para njërit prej tyre.